Djali i Salih Çekajt: Pjesëtarët e FARK-ut nuk janë fsheh në therra (VIDEO)

Djali i Salih Çekajt: Pjesëtarët e FARK-ut nuk janë fsheh në therra (VIDEO)

Është mbajtur sot Akademia Përkujtimore për rënien e heroit Sali Çekaj në Betejën e Kosharës ku në të cilën morën pjesë Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës si dhe familjarët e dëshmorit Çekaj, raporton Kosova Post.

Një fjalë rasti mbajti djali i tij Hysen Çekaj, ku tha që Kosova nuk do ta gëzonte lirin po mos të ishin njerëzit si Salihu e shumë të tjerë. Ai gjithashtu tha që ndihem thellësisht i dëshpëruar në këtë ditë pasi kemI ndëgjuar lajme që pjestarët e FARK-ut “janë strehuar në thera”, mirëpo që në fakt ai është vrarë nga plumbi i serbit.

“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjestarët e FARK-ut  qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj  edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të  flasin keq për dëshmorët”, tha djali i Salih Çekajt

You may also like

Yjet e futbollit që shkatërruan jetën e tyre pasi përfunduan karrierën

Numërohen të paktën 13 futbollistë, jeta e të