Është raportuar se i dyshuari mashkull ka sulmuar nënën e tij.
Përveç sulimit i dyshuari ka demoluar edhe shtëpin e nënës së tij, transmeton Kosova Post.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj, 13.10.2021 – 17:0. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPost/