Djegia e veturave, reagon kryetar i Zveçanit

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pas djegies së dy veturave zyrtare të kësaj komune.

Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook thotë se shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë.

“Komuna e Zveçanit dënon rastin e djegies së dy veturave zyrtare të komunës. Rreth orës 01:36 pas mesnatës, një ngjarje e papritur u shënua kur dy vetura zyrtare u përballen me flakë zjarri pranë objektit të komunës sonë. Menjëherë, pas informimit kryetari i komunës Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika