Disfata që ka pësuar në Ukrainë, ka detyruar Putinin të kërkojë ushtarë. Sipas “Sky News”, Moska po rekruton mercenarë, duke i paguar deri në 2.700 euro në muaj, për të shkuar në vijën e frontit.
Në qytetin rus Rostov në jug të këtij vendi, ushtarë të pajisur me uniforma dhe me maska, u kanë treguar armët kalimtarëve të rastit, dhe u ndanin broshura me sloganin “shërbimi ushtarak me marrëveshje – zgjedhja e vërtetë e burrit”.
Si Rusia ashtu dhe Ukraina nuk publikojnë të dhënat sa i përket humbjeve, që shërbimet perëndimore të inteligjencës vlerësojnë se shkon në dhjetëra mijëra të vrarë nga të dyja palët.
Pavarësisht se Kremlini ka bërë të ditur se nuk ka pasur bisedime për mobilizim në tërë vendin për të rritur forcat e saj mbrojtëse, faktet nga terreni tregojnë se Moska ka nevojë për personel ushtarak pas humbjeve të mëdha në Ukrainë.
Personi përgjegjës për rekrutim në Rostov ka thënë se rusët dhe mercenarët nga vendet e tjera, të moshës 18 deri në 60-vjeç, me shkollim të mesëm do t’i përmbushnin kriteret e kërkuara nga Moska.
“Ata që po pranojnë këtë kusht, po zgjedhin të nënshkruajnë kontratat nga tre deri në gjashtë muaj për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak”, tha ushtari Sergei Ardashev.