Kina njoftoi se do të lejojë që çiftet të kenë deri në tre fëmijë, duke shënuar kështu fundin e politikës së rreptë të një fëmije të vetëm.
Censusi i publikuar në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 12 milionë foshnje kishin lindur vitin e kaluar, një rënie e ndjeshme kjo nga niveli i 18 milionë lindjeve të reja që regjistroheshin në 2016. ai shënon po ashtu numrin më të ulët të lindjeve që prej viteve 60 në Kinë.
Agjensia e lajmeve Xinhua tha se leja për të pasur tre fëmijë si dhe implemetimi i masave të rëndësishme mbështetëse, do të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së popullatës, do t`i përgjigjet në mënyrë aktive plakjes së popullsisë dhe do të mbrojë avantazhet që ka vendi në drejtim të burimeve njerëzore”. Kina numëron aktualisht më shumë se 1 miliard e 444 milionë banorë./t.ch