Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se më 24 nëntor do të udhëtojë për në Moskë, ndërsa më 25 nëntor do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Kosova Post.
Vuçiq, theksoi se po përgatitet çdo ditë për një takim me liderin rus, por th ase është shumë nervoz para atij takimi.
Vuçiq vuri në theks problemet me energji dhe gazin, duke theksuar edhe ngritjen e çmimit të gazit.
“Sot çmimi i gazit është sërish i lartë. “Me siguri e keni vënë re se Gjermania ka rritur çmimin e gazit për qytetarët për 18.7 për qind”, tha presidenti i Serbisë.
‘Energjia elektrike dhe gazi po bëhen një lloj ari i ri dhe është një luftë e madhe për të gjitha burimet e energjisë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme se si do të arrijmë të sigurojmë veten tonë”, tha ai.
Shpresoj për çmimin më të mirë të gazit në Evropë, tha Vuçiq dhe shtoi se me Putinin duhet të zgjidhim tre gjëra, e ato janë çmimi i gazit, kohëzgjatja e kontratës dhe fleksibiliteti.
“Nuk do të lëmë mënjanë edhe temat e tjera që janë shumë të rëndësishme do të flasim edhe për to, por çmimi i gazit do të jetë tema kryesore. Nëse keni një çmim gazi prej 350 dollarë ose 950 dollarë, nuk është njësoj. Nuk është vetëm çështja se sa do të paguajnë njerëzit, nëse kostoja e jetesës dhe standardi do të jenë më të larta apo më të ulëta, por është çështja e tërheqjes së investimeve. Kë të tërheqë me trefishin e çmimit të gazit? “Dikush do të ketë parasysh çmimin e ulët të gazit kur të vendosë për investim”, ka theksuar ai, duke shtuar se një vendim i tillë ka të bëjë edhe me çmimin e energjisë elektrike, shkruan Tanjug. Vuçiq thotë se Serbia një pjesë të energjisë elektrike e ka marrë përmes gazit.
“Duhet të lutem për kontratë nga dhjetori sepse ndërkohë do të konsumojmë më shumë gaz. Ky është një takim shumë i rëndësishëm për ne”, tha Vuçiq.
Presidenti shpjegoi se dje ka pasur një takim të rëndësishëm për energjinë elektrike.
Vuçiq iu referua edhe takimit të ekipeve të ekspertëve nga Beogradi dhe Prishtina në Bruksel. Ai tha se nuk priste asgjë nga ai takim, “duke pasur parasysh entuziazmin e liderëve shqiptarë”, por se ka qenë gjithmonë e rëndësishme të bisedohet dhe se mesazhi i BE-së për formimin e Unionit të Komunave Serbe ka qenë i rëndësishëm.sh.o./Kosova Post/