Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik, deklaroi sot se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të pranojnë Kosovën si shtet, pasi për këtë, sipas tij, nuk ka konsensus.

“Kjo varet nga Republika Serbe dhe nuk ka politikan në Republikën Serbe dhe nga Republika Serbe që do të bënte këtë”, tha Dodik për mediet serbe.

Sipas tij, anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq “moti do të njihte Kosovën, por ai nuk është Bosnjë”.

Dodik theksoi se njohja e Kosovës nënkupton edhe njohjen e Republikës Serbe./KP/

You may also like

Analisti i njohur tallet keq me PDK-në

Analisiti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me Partinë