Duke komentuar sanksionet nga SHBA-të, anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës nga radhët e popullit serb, Milorad Dodik tha: “Nëse mendojnë se do të më disiplinojnë kështu, gabojnë rëndë. Vetëm tani po marr një motiv të ri për të luftuar për të drejtat që na janë hequr për 26 vjet”, transmeton Kosova Post.
Një gjë tjetër që më vjen në mendje, se një shtet si ShBA-ja që është krenar për të drejtat e tij njerëzore dhe lirinë e medias ka sanksionuar median. “Nëse ky nuk është një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe fjalës së lirë, atëherë nuk e di se çfarë është,” tha Dodik.
Dodik u sanksionua për korrupsion dhe shkelje të sigurisë në BiH dhe rajon dhe lista e zezë përfshinte gjithashtu Televizionin Alternativ nga Banja Luka, ish-presidentin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të BiH, Milan Tegeltija dhe Presidentin e Partisë PDA, Mirsad Kukiç.
Kjo nuk është hera e parë që Dodik është në listën e sanksioneve amerikane. Ai ishte për herë të parë në vitin 2016 për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH, kur iu mohua mundësia për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./KosovaPost/.