Milorad Dodik, anëtar i Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, pas takimit me Gabriel Escobar, të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, tha se takimi ka shkuar mirë.
“Ne sqaruam disa nga pyetjet tona që nuk ishin të qarta dhe të sakta. Këto biseda kishin disa tema. E para prej tyre është atmosfera e nxehtë që lidhet me përmendjen e vazhdueshme të disa mundësive të konfliktit dhe luftës. Ai dhe unë besojmë se kjo është një temë që nuk ka bazë reale.
“Se ka ndodhur apo është folur nga ata që kanë dashur të thellojnë atmosferën shtesë të mosbesimit dhe se në këtë drejtim është absolutisht e qartë se as unë dhe as askush nga Republika Sërpska nuk e kemi shqyrtuar luftën si opsion në asnjë moment. Ata që e kanë bërë këtë kanë mundësi ta bëjnë këtë”.
“Ne jemi dakord që stabiliteti dhe paqja duhet të ruhen. Unë thashë që të gjithë ata që tundin armët duhet t’i nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Dodik, raporton Avaz. k.k.