Sinqeriteti dhe spontaniteti i fëmijëve janë një mrekulli e natyrës.
Madje fëmijët e vegjël zakonisht flasin shkurt dhe qartë dhe nuk e kanë problem “t’ju hedhin në fytyrë” gjithçka që mendojnë.
Për këtë u bind edhe Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, i cili vizitoi një kopsht fëmijësh me shoqen e tij besnike Zheljka Cvijanoviq, përndryshe anëtare e presidencës shtetërore.
Dhe kur ngjarja ishte planifikuar si “një reklamë politike” e projektuar me kujdes, u kthye në një debakël.
Si pasojë, edhe pamjet u larguan shpejt nga faqja zyrtare e Milorad Dodik.
Domethënë, në momentin kur Dodik iu afrohet fëmijëve, njëri prej tyre pyet – dhe e përsërit vazhdimisht – “ku je hajdut, ku je hajdut”.
Dodik buzëqeshi i shqetësuar dhe Cvijanoviq u kap nga paniku dhe u përpoq ta largonte vëmendjen duke i pyetur fëmijët: “A jeni regjistruar në fakultet? Është herët, apo jo?”.
Ndoshta kjo do të shmangej për publikun, por jo, pasi që gjithçka është regjistruar dhe transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale.