Dy persona e plagosur sonte në Prishtinë, në lagjen “Bregu i Diellit”, kanë marrë plagë të thella, por nuk janë në rrezik për jetë.
Doktori në Klinikën Emergjente, Agron Çitaku, për Tëvë 1, tha se pas trajtimit ata janë liruar për në shtëpi.
“Fatmirësisht plagët nuk kanë qenë as sa të rrezikohet jeta dhe pacientët pas trajtimit janë liruar për në shtëpi për trajtim të mëtutjeshme kontrolle”, ka thënë Çiatku.
Ndryshe për rastin që ka ndodhur rreth orës 21:00 të mërkurën në mbrëmje, Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona.