Doktrina e re e politikanëve ‘miqësia’, ‘Zajednica’ dhe betejat me shtatore

Doktrina e re e politikanëve ‘miqësia’, ‘Zajednica’ dhe betejat me shtatore

Shkruan: Agim Vuniqi

Demokracia në Kosovë është “lëkurëhollë”, dhe përplitet nga rreziku i shembjes, nëse të zgjedhurit vazhdojnë edhe mëtutje të shpresojnë se zgjedhjet janë trampolinë për të “shëruar” apetitet grabitçare,

Nuk është aspak e çuditshme, që elektorati nuk vërejti përmirësimin e jetës, përjetuan rëndë uzurpimet pronësore, jasht ligjore dhe mos veprimin e ligjit, njerëzit vraheshin dhe vrahen për grabitje pronash, pra në Kosovë nuk ka sundim të ligjit “në emër të popullit”, dhe për këtë nuk shqetësohen shkelësit e ligjit, “notojnë” matrapazët.

Zgjedhjet nuk do të ishin festive pa militantë, ata që vrapojnë ditë e natë për interese të partisë, bile ata angazhohen ngase e dijnë që për shërbimin e ofruar do të përfitojnë diçka, mund të ndodhë edhe ndonjë vend pune në administratë.

E keqja në Kosovë ka hyrë thellë, maten vetëm përfitimet që sjellë pushteti jo edhe përgjegjësitë, nëse nuk plotësohen premtimet, edhe pse praktika ka treguar se afërsia me “të fuqishmit”, është lakmi, ngase “të fuqishëm” ishin ata që përfituan nga pushteti, ata të cilët “mjelën” fondet publike pa ndonjë vështirësi.

A është AKS “Zajednica” model i “Republika Serpska” ?

Projekti i Zajednices ishte model i sprovuar ne Bosnje e Hercegovinë, fatkeqësia e këtij të Kosovës është se koalicioni politik shqiptaro-serbe që udheheqë vendin ëshëe krijuar në dëm të shqiptarëve duke e instrumentalizuar policinë.

Thaçi e Mustafa ishin binomi që me politika të dëmshme dhe destruktive e quan vendin “përpak” në luftë civile per t’ia dhuruar vendin Serbisë. Policia e Kosovës duhet të kuptojë se Kushtetuta dhe ligjet e saj janë prioritet, dhe të mos bëhet lodër në duar të piromanëve….

Si erdhi deri tek krijimi i këtij entiteti politik brenda shtetit të Bosnje Hercegovinës, respektivisht si u krijua Republika Srpska?

Fillimisht serbët e Bosnjës krijuan Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) më 36 prill të vitit 1991, i cili përbëhej nga 14 komuna me shumicë serbe.

AKS kishte edhe këshillin me përfaqësues nga secila komunë. Ndërsa në muajin shtator të po atij viti serbët shpallën rajonet autonome brenda Bosnje Hercegovinës, a nuk është model i ngjashëm me këtë model që po servohet në Kosovë?

Beteja e politikanëve me shtatore

Keni parë kudo shtatore në Kosovë, pushke, shpata, dhe fare pak pllaka të betejave që dëshmojnë për ushtri të organizuar. Shumë kengë, recitime aq shumë komandantëve, dhe në këtë ambient rriten dhe edukohen fëmijët. Nuk ke se paku një pllakë në bar që rrëfen për historinë e njerëzve të ditur, si Gazmend Zajmi, Muslim Mulliqi, Dervish Rozhaja, Anton Çeta, Xheladin Deda, Ali Sokoli, Suade Mekuli…etj.

Fatkëqesisht nuk takohesh me shtatore fëmijësh të buzëqeshur rreth arsimtarëve të tyre, është një garim shtatoresh, megallomani e logjikës komuniste. Ç’është edhe më keq edhe në Amerikë në objektet fetare të shqiptarëve takon heronjë me kuaj të harlisur dhe shpata për prerje kokash, që është kundër doktrinës fetare për paqe.

Ku shkon shtatorja e bëmirësisë universale Nena Terezes përballë shpatës së heroit kombëtarë Skenderbeut, cili është mesazhi që përqonë!? Do t’ishte e arsyeshme që shtatorja të paraqitete heroin si diplomat, për çka edhe veçohej… Ne përfundimisht jemi të kompleksuar për vepra të medha ushtarakësh dhe punë të vogla dijetarësh. A mundet fëmiu të gjejë së paku një shtatore përmes së cilës i thuret elozhe dashurisë , artit dhe shkencës.

Image may contain: 1 person, standing