Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

    32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

    Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

    Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

    Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

    Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

    Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

    Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

    Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

    Twitter rikthen llogaritë e politikanëve në Serbi

    Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

    Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

    Pejani e bën gruan për spital

    Prizren, një muaj paraburgim për dhunë ndaj gruas

    Ambasadori amerikan Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

    Ambasadori amerikan Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Evropë sipas fuqisë blerëse

    Bie çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar – nafta më e lirë prej kohës kur Rusia pushtoi Ukrainën

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Sot ” E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër

    Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

    Në Bursën e poçarëve

    Në Bursën e poçarëve

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kulturë

Dokumentet arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë

14 Janar, 2022 09:40
në Kulturë
Dokumentet arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë
Share on FacebookShare on Twitter

Zënkat dhe mosmarrëveshjet diplomatike dhe ndërshtetërore përbrenda kampit socialist, të Lindjes, ishin paraqitur menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe veçmas pas përcaktimit definitiv të sferave të ndikimit të bllokun të Perëndimit dhe të Lindjes. Bashkimi Sovjetik, i dalë nga Lufta e Dytë Botërore si fuqia e tretë botërore fituese, i kishte intensifikuar pretendimet e saj që të imponojë modelin e saj socialit në tërë kampin e Lindjes. Në këtë aspekt, pra të pretendimeve hegjemoniste sovjetike, duhet parë edhe pozicionimet e para diplomatike të BRSS-së dhe të Jugosllavisë karshi çështjes së ndikimit të tyre në Shqipërinë e pasluftës. 

Studiuesit modernë të atyre zhvillimeve, jashtëzakonisht dramatike për shtetin shqiptar dhe në përgjithësi për kombin tonë të ndarë, me të drejtë do të konstatojnë se Shqipëria si zonë interesi dhe ndikimi për sovjetikët dhe jugosllavët ishte, në kuptimin e plotë, një mollë sherri, sepse shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen pikërisht në çështjen shqiptare e jo në çështjet ideologjike siç është menduar dhe shkruar deri më sot. Në vazhdim Telegrafi ju sjell pjesë nga dokumentet arkivore nga takimet e 27-28 majit të vitit 1946, të udhëheqësve jugosllavë dhe bullgarë me Stalinin, ku temë bosht ishte edhe çështja shqiptare, përkatësisht plani për konfederatën Jugosllavi-Shqipëri-Bullgari. Përgatitja është bërë nga historiani Agim Zogaj.

VIZITA E PARALAJMËRUAR E TITOS NË MOSKË DHE KËRKESA SOVJETIKE PËR TRAKTATIN E MIQËSISË JUGOSLLAVO-SHQIPTARE

Lexo Edhe:

32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Më 18 prill 1946 Tito pranon ambasadorin sovjetik dhe deklaron se në të ardhmen e afërt ai vetë do të shkojë në Moskë me qëllim që të nënshkruajë marrëveshjen për kooperim ekonomik. Në të njëjtin takim me Anatoli Lavrentevin, Tito ka thënë se kooperimi i projektuar ekonomik duhet po ashtu të përfshijë sektorin ushtarako-industrial, që nënkupton ndihmën sovjetike “në ndërmarrje dhe në infrastrukturën për prodhimin ushtarak”. Kjo ndihmë pjesërisht ka qenë e dhënë në të kaluarën, por Tito donte që ajo të vazhdonte dhe të zgjerohet më tej. Dhe, kur më herët – në fillim të janarit 1946 – ai ka biseduar për këtë çështje me ambasadorin e mëparshëm të BRSS-së në Beograd, Ivan Sadçikov, në veçanti ka theksuar mundësinë e përdorimit të ndërmarrjeve të përbashkëta sovjetiko-jugosllave për ndërtimin e industrisë ushtarake jugosllave.

Ishte një plan për të dërguar delegacionin special në BRSS për të diskutuar këto çështje. Kandidatët për këtë delegacion janë përmendur në takimin e Politbyrosë më 9 prill. Tashti, në bisedën e tij me Lavrentevin, më 18 prill, Tito deklaron qëllimet e tij për të zhvilluar vetë bisedat me qeverinë sovjetike për këtë çështje, gjatë vizitës së tij në Moskë.

Më 29 prill, Lavrentev informon Titon për përgjigjen pozitive të Qeverisë sovjetike ndaj vizitës së propozuar në Moskë, me qëllim të diskutimit të çështjeve të sipërpërmendura. Qeveria sovjetike menjëherë shtron datën e vizitës: më 7 maj, ambasadori informon Titon se vizita duhet të bëhet gjatë gjysmës së dytë të majit dhe se përveç kësaj, Qeveria sovjetike dëshiron të diskutojë me të çështjen e Traktatit të Miqësisë Jugosllavo-Shqiptare, përmbushja e të cilit është planifikuar nga Beogradi.

Traktati i planifikuar nga Jugosllavia dhe marrëveshjet shoqëruese për kooperimin më të afërt ekonomik, ushtarak dhe kufitar, që synonin integrimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, tërhoqën seriozisht vëmendjen në Moskë, ku mundësia e përfshirjes së Shqipërisë në federatën jugosllave, si rezultat i bisedimeve jugosllavo-shqiptare, nuk është përjashtuar. Përderisa nuk kundërshtonte prerazi patronazhin e veçantë të Beogradit mbi Tiranën, pala sovjetike megjithatë preferonte të mposhte zhvillimin e çfarëdo takimi tjetër, në veçanti duke ngadalësuar, së paku për të ardhmen e afërt, përmbushjen e marrëveshjes sekrete ushtarake jugosllavo-shqiptare, të planifikuar nga Beogradi, dhe çfarëdo vendimi për të përfshirë Shqipërinë në federatën jugosllave.

MOSKA KRITIKON BEOGRADIN NË LIDHJE ME PRETENDIMET E SAJ NË SHQIPËRI

Në raportin “Çështja e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare”, i përpiluar nga shefi i Sektorit ballkanik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të BRSS-së, Aleksandër Lavrishçev, për përgatitjet e vizitës së Titos në Moskë, ky pozicion është bazuar në nevojën për të shmangur reagimet e mundshme nga Perëndimi, i cili mund të komplikonte pozicionet e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Nëse kjo ishte apo nuk ishte arsyeja e vërtetë për qëndrimin sovjetik, është e qartë se lidershipi sovjetik kishte vendosur ta nxitonte vizitën e Titos, me qëllim që ta lëkundte atë drejtë pozicionit të dëshiruar të Kremlinit, përkitazi me raportet jugosllavo-shqiptare.

Një javë para vizitës së tij, Tito i tha Lavrentevit se përveç çështjeve të përmendura më lart, agjenda për bisedimet e Moskës duhet po ashtu të përfshijnë “çështjet e përgjithshme të politikës së jashtme”, përfshirë ato që i përkasin konferencës pasuese të paqes në Paris dhe çështjeve të Jugosllavisë me Bullgarinë. Thjesht, ai e vlerësonte si të rëndësishme trajtimin, me lidershipin sovjetik, të aspekteve e rëndësishme të gjendjes ndërkombëtare, përfshirë këtu koordinimin e akteve në mes të BRSS-së, Jugosllavisë dhe shteteve tjera të bllokut sovjetik. Natyrisht, lideri jugosllav duhej doemos të ishte i turbulluar nga këto probleme ndërkombëtare, të cilat drejtpërdrejt ndikonin në Jugosllavi: në veçanti ato që kishin të bëjnë me Ballkanin dhe rajonin Mesdhe-Adriatik.

Sa i përket raporteve jugosllavo-bullgare, ajo që është nënkuptuar ishte përmbushja e Traktatit të Miqësisë, i pasuar nga unioni i dy shteteve në federatë, e cila do të bëhej temë e bisedimeve mes Moskës, Beogradit dhe Sofjes në fund të vitit 1944 dhe fillim të vitit 1945. Në atë kohë, as plani për instalimin e federatës e as dëshira për të nënshkruar traktatin e aleancës në mes të Jugosllavisë dhe Bullgarisë, nuk mund të implementohej. Arsyeja për këtë ishte vetoja e vënë te këto synime nga Londra dhe Uashingtoni, si pjesëmarrës në kontrollin aleat mbi Bullgarinë, si dhe mosmarrëveshjet mbi strukturën e unionit të ardhshëm federativ: Jugosllavia donte që Bullgaria ta kishte të njëjtin status sikur gjashtë njësitë federative të Jugosllavisë, pra që në thelb më në fund t’i nënshtrohet, ndërsa Bullgaria, e përkrahur nga Stalini, ishte në favor të “federatës së dyfishtë”, me status të barabartë mes Jugosllavisë dhe Bullgarisë.

Më vonë, interesi i Titos për federatën me Bullgarinë u venit me të madhe. Ai reagoi negativisht ndaj propozimit bullgar për ta kthyer çështjen e traktatit dhe të federatës, të shtruar në prill 1946, nga i dërguari bullgar në Beograd, Petro Todorov, duke theksuar se në rrethanat e tashme hapat e tillë mund të jenë ende të pavend, në veçanti para se të rregullohet pozicioni internacional i Bullgarisë së pasluftës. Tito ia bëri me dije Lavrentevit pozicionin e tij dhe kërkoi mendimin e Moskës në këtë aspekt.

STALINI INSISTONTE NË KRIJIMIN E FEDERATËS JUGOSLLAVO-BULLGARE

Është e qartë, nga dosjet sovjetike dhe jugosllave të takimit në mes të Stalinit dhe Titos në Kremlin më 27 maj 1946, se diskutimet përqendroheshin kryesisht në çështjet e ndihmës ekonomike sovjetike për Jugosllavinë, përmes krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta, në ndihmën e instalimit të industrisë ushtarake jugosllave dhe pajisjen e forcave të armatosura, si dhe të raporteve jugosllavo-shqiptare dhe jugosllavo-bullgare.

Përkitazi me raportet jugosllavo-shqiptare, Stalini, sipas dosjeve të takimit, deklaroi miratimin e tij për aleancën më të afërt të mundshme në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe madje patronazhin e Beogradit ndaj Tiranës, por haptazi u përpoq që të shmangë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në federatën jugosllave.

Dokumentet arkivore të siguruara deri tash nuk i përgjigjen saktë pyetjes nëse argumentet e saj për shtyrjen e unifikimit deri te Rezoluta e Triestes ishin pasqyrë reale e pozicionit rus apo thjesht një mashtrim taktik, në realitetin e fshehur për të bllokuar tërësisht unifikimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në cilindo rast, si rezultat i negociatave të Moskës, çështja e unifikimit ishte atëherë e mënjanuar nga agjenda. Përveç kësaj, pala sovjetike, duke dhënë pëlqimin e saj për Traktatin e Paqes dhe Ndihmës Reciproke dhe ndaj marrëveshjes për kooperim të afërt ekonomik në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ia bëri me dije qeverisë shqiptare përkrahjen e saj për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe “për orientimin e Shqipërisë drejt lidhjeve më të ngushta me Jugosllavinë” dhe lehtësoi nënshkrimin e dokumenteve të sipërpërmendura jugosllavo-shqiptare.

Dosjet sovjetike dhe jugosllave vërtetojnë se gjatë takimit me Stalinin Tito mbronte qëndrimin e tij kundër federatës me Bullgarinë. Por, dosjet jugosllave nuk përmbajnë mospëlqimin e Stalinit me qëndrimin e Titos, përderisa dosjet sovjetike konstatojnë drejtpërdrejtë se Stalini insistonte në rëndësinë e federatës së tillë, ndonëse ai besonte fillimisht te kufizimet e Traktatit të Miqësisë dhe Ndihmës reciproke.

SHQIPËRIA DHE KONFLIKTET JUGOSLLAVO-SOVJETIKE

Sidoqoftë, mbetet mister se pse Stalini refuzoi vërejtjet e Molotovit në takim se është më mirë që të shtyhet traktati jugosllavo-bullgar derisa të nënshkruhet traktati i paqes me Bullgarinë. Në të vërtetë, vërejtja e Molotovit ishte pa dyshim qëndrimi rus para dhe pas takimit. Ndoshta përgjigja në këtë mister do të gjendet në hulumtimet tjera.

Sa i përket takimit sovjetiko-jugosllavo-bullgar të 10 shkurtit 1948, kjo është mbajtur vetëm në bazë të kërkesave të Moskës. Arsyet ishin te pakënaqësia e Stalinit me hapat e politikës së jashtme të Sofjes dhe të Beogradit, të ndërmarra pa lejen sovjetike apo kundër direktivave të Kremlinit. Ishin tre hapa të tillë. Së pari ishte deklarata publike e qeverive të Bullgarisë dhe Jugosllavisë në fillim të gushtit 1947 se ata janë pajtuar për traktatin e miqësisë, kooperimit dhe ndihmës reciproke (pra se ishin në prag të nënshkrimit). Kjo është bërë në kundërshtim me urdhrat e Stalinit të cilat specifikonin se traktati bullgaro-jugosllav duhet të presë derisa traktati i paqes me Bullgarinë të tregojë rezultate. Ndonëse jo publikisht, protesta nga Kremlini, bëri që Dimitrov dhe Tito, me shpalosjen e nënshtrimit të disiplinuar, të kenë pranuar gabimet e tyre. Sidoqoftë, në janar 1948, dy lëvizje tjera janë ndërmarrë pa përqimin e Moskës. E para ishte deklarata për shtyp e Dimitrovit përkitazi me mundësinë e federatës dhe unionit doganor të “demokracive të popujve” evro-lindorë, përfshirë këtu edhe Greqinë, ku një regjimi i tillë do të instalohet. Hapi tjetër ishte kërkesa e Titos ndaj Enver Hoxhës për pajtim të pozicionimit të divizionit jugosllav në Shqipëri. Në këtë kërkesë, ndaj të cilës Hoxha përgjigjet pozitivisht, lideri jugosllav bëri me dije përkrahjen perëndimore ndaj invazionit grek të Shqipërisë, por Millovan Gjilasi më vonë pohon se në fakt Tito dëshironte të përdorte pozicionimin e forcave për të përforcuar pozicionin jugosllav në Shqipëri, duke pasur frikë nga humbja e territorit si rezultat i shtimit të pjesëmarrjes sovjetike në çështjet e Shqipërisë.

Për më tepër, hapi jugosllav është ndërmarrë pa konsultimin e lidershipit sovjetik, i cili, duke marrë vesh për planet e dërgimit të divizionit në Shqipëri, ashpër dënoi aktet e tilla përmes telegrameve të Molotovit te Tito.

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

19 Gusht, 2022
Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

19 Gusht, 2022
Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19 Gusht, 2022
Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

19 Gusht, 2022
Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

19 Gusht, 2022

Tjera nga rubrika

Raketa e Putin dështim spektakolar, në nisje kthehet 360 gradë për të hedhur në erë po vetë ushtarët rusë (Video)

SHBA tregon muskujt, teston raketën bërthamore

17:42

Mërgimtarët thonë se nuk patën telashe të kalojnë nëpër Serbi

Shumë mërgimtarë po vinë e shumë po shkojnë, kaq janë pritjet në hyrje/dalje në Merdar

22:14

Shtatë viktima dhe 89 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Tri viktima dhe 521 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

14:51

Lideri i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20

Lideri i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20

08:33

Sot në Speciale seancë statusore për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Supremja refuzon në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e Veselit

08:45

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.