Shkruan: Fadil Maloku
Është hera e parë në historinë amerikane që Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan të voton për ngritjen zyrtare të akuzave për shkarkimin e një Presidenti (Donald Trump)!?
Në fakt, ndaj këtij ish Presidenti kontravers e atipik për modelin e demokracisë amerikane, u ngriten dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij katërvjeçar!?
Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër. Është interesant, që kësajy Rezolute për fajësim, pëveç demokratëve iu bashkuan edhe dhjetë kolegë tjerē republikanë. Kjo nënkupton, që; sistemi amerikan i kontrollit (që te ne fare s’egziston- as si përvojë, e as si traditë demokratike) është shumë më i fuqishëm, edhe se funksioni i Presidentit.