Ministrja e Punëve të Jashtme Donik Gërvalla, iu është përgjigjur akuzave të opozitarëve për sa iu përket disa deklaratave të saj, shkruan Kosova Post.
Zonja Gërvalla në fjalën e saj, e përmendi edhe çështjen e korrupsionit, por edhe atë të Gjykatës Speciale:
“Po iu drejtohem juve deputetëve të PDK-së, korrupsioni nuk është shpikje e jona… Ju jeni përgjegjës për instalimin e korrupsionit. E vërteta i bënë mirë gjithkujt!” – tha ajo ndërsa nuk e la pa iu përgjigjur edhe akuzave të deputetëve opozitarë edhe rreth çështjes së Gjykatës Speciale.
“Gjykata Speciale nuk është e instaluar nga Serbia. Ajo është instaluar nga ju. Ju nuk keni ndërmarr asgjë për dënimin dhe gjykimin e pasluftës… Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli, atë e keni votuar ju!” – tha ajo./KosovaPost/