Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ka fituar çmimin e portierit më të mirë në botë.
Pas një shkëlqimi me Milanin dhe Italinë në “Euro 2020”, vitin e kaluar, Donnarumma me plotë meritë mori çmimin “Yachine Trophy”.
Donnarumma tani është pjesë e PSG-së, ku ende nuk e ka fituar pozitën e titullarit.
Ndërkohë, për këtë çmim garonin edhe plotë yje të tjerë si Ederson, Courtois, Mendy dhe Oblak.