Një burrë vrau me armë zjarri dy të tjerë në një lokal, njofton Klankosova.tv.
Detaje të reja lidhur me këtë rast, kanë dalë në pah.
Sipas gazetarit Avni Berisha, dorasi dhe viktimat ishin shokë klase dikur, madje natën famëkeqe ata qëndruan të ulur së bashku diku për gjysmë ore.
“Mbrëmë rreth orës 18:20, siç thonë dëshmitarët, ata kanë qenë ulur bashkë, viktimat me dorasin, ku pasi nxori pistoletën, njërin e vrau e tjetrin e plagosi, i cili vdiq rrugës për në spital të Pejës. Ata kanë qenë shokë të klasës, janë një gjeneratë, dyshohet se bashkë kanë qëndruar diku gjysmë ore”, tha Berisha për emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Tutje, gazetari thotë se familja e viktimave, ashtu edhe ajo e dorasit janë të respektuara dhe të urta.
“Familja e dorasit, nëna dhe babai janë familje e urtë, janë të shkolluar, të dy mësues, të respektuar, njësoj edhe familja e viktimave”.