Zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Matt Pottinger dha dorëheqjen si përgjigje ndaj reagimit të Presidentit Trump ndaj një turme mbështetësish të tij që hynë në Kongres, një person i afërt me Pottinger konfirmoi për CNN.
Ai u tha njerëzve se kishte shumë pak për të marrë në konsideratë.
CNN raportoi të mërkurën në mbrëmje se disa nga ndihmësit kryesorë të Presidentit Donald Trump, përfshirë këshilltarin e sigurimit kombëtar Robert O’Brien dhe zëvendës shefin e kabinetit Chris Liddell, po konsideronin të jepnin dorëheqjen, transmeton.kosova.