Presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson deklaruan se po punonin me Turqinë për anëtarësimin në NATO, ndërsa Niinistö tha se ishin dakord për eliminimin e shqetësimeve të sigurisë së Turqisë, transmeton Kosova Post.
“Ne e marrim terrorizmin seriozisht dhe dënojmë të gjitha format e tij,” tha Presidenti finlandez Niinistö.
Duke deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë në NATO për garancitë e përbashkëta të sigurisë, Niinistö tha, “Ne presim mbështetje të fortë nga të gjithë aleatët e NATO-s për miratimin e anëtarësimit tonë.”
Duke kujtuar se Turqia ka shprehur disa shqetësime në lidhje me aplikimet e saj për anëtarësim kohët e fundit, Niinistö tha, “Finlanda ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Turqinë. Si një aleat i NATO-s, ne jemi dakord të trajtojmë shqetësimet e sigurisë së Turqisë. Ne e marrim terrorizmin seriozisht dhe i dënojmë të gjitha organizatat terroriste.
Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo shqetësim që mund të keni në lidhje me këtë çështje.” tha Presidenti finlandez Niinistö./KosovaPost/.