Kosova Post ka siguruar dokumentin sipas së cilit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është dorëzuar një kallëzim penal ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec.
Sipas dokumentit në fjalë:
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm i kryerjes së veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, punësim i mësimdhënësve dhe regjistrim i nxënësve në mënyrë të kundërligjshme.”
Më tutje, dokumenti iu referohet rasteve konkrete, për disa nga të cilat, ka raportuar edhe Kosova Post.
Në bazë të gjetjeve të inspektoriatit, dyshohet se drejtori komunal i arsimit në Rahovec, ka bërë keqpërdorim të pozitës zyrtare “dhe duke u bazuar në pikën 3 të vendimit ref.10, nr. 975. Dt 14.10.2021, rastin në fjalë e inicion në Kallxim Penal” – thuhet në fund të dokumentit./KosovaPost/