Profesori i fakultetit së studimeve islame në Prishtinë, Hoxha Dr. Shefqet Krasniqi ka vizituar Ambasadën e Turkiye-s në Prishtinë, ku edhe është nënshkruar në librin e zisë, njofton Kosova Post.
Profesori i fakultetit të studimeve islame në Prishtinë, Hoxha Dr. Shefqet Krasniqi ka vizituar Ambasadën e Turkiye-s në Prishtinë, ku edhe është nënshkruar në librin e zisë, njofton Kosova Post. Të Zotit jemi dhe tek AI do kthehemi’, (Bekare:156)
“Të nderuar vëllezër dhe motra, më lejoni që në emrin tim dhe në emrin tuaj, t’i ngushëllojmë vëllezërit tanë në Turqi dhe Siri për këtë tragjedi e cila morri jetën e mijëra vetave. Vërtetë jemi të mërzitur për atë çfarë ka ndodhur, ndaj edhe i drejtohemi Allahut me sinqeritetin më të madh që ata që kanë vdekur ti ketë marr shehid, të lënduarit t’i shërojë, familjarët i ngushëlloj e atë vështirësi t’ua lehtësojë, t’i udhëzojë e drejtojë, amin! Mos i harroni në dua ata njerëz! Zoti ju ndihmoftë atyre njerëzve, Zoti ua lehtësoftë, nga një sprovë e ngjashme na amnestoftë, ja Rab! ” Sinqerisht vëllai i juaj! Shefqet Krasniqi Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në provincën Kahramanmaraş, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.
Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë, gjithashtu ndjenë pasoja nga lëkundjet e forta.


























