Rastet kur punëtorët zyrtarë pengohen në kryerjen e detyrave të tyre nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:50 në komunën e Dragashit, raporton KosovaPost.
Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se tre persona janë arrestuar si pasojë e kanosjes së punëtorit të KEDSI-it në vendin e tij të punës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka intervistuar të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPost/