Drama e fëmijëve sirianë në librin ‘Botë e dashur’

Në qytetin New York të SHBA-ve publikohet libri “Dear World” (Botë e Dashur) e 8 vjeçares Bana Alabed, e cila pas armëpushimit të arritur vitin e kaluar në qytetin Halep të Sirisë erdhi dhe u vendos në Turqi ku ishte pritur nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Bana u bë e njohur nëpërmjet shkrimeve të saj në rrjetet sociale, ku tregon dhimbjet e fëmijëve në luftën e brendshme e cila po vazhdon për 6 vite në vendin e saj. Ajo tani me librin e shkruar i flet gjithë botës.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, e cila ka 363 mijë ndjekës, ka arritur në persona të famshëm si shkrimtarja e serisë “Harry Potter”. Në kopertinën e librit të saj janë fjalët e J.K. Rowling e cila ka shkruar se “Një histori e dashurisë dhe e guximit, në mes të egërsisë dhe terrorizmit. Kjo është shprehje e një fëmije e cila ka duruar të padurueshmen”.

Do t’i nënshkruaj librat

Në një aktivitetet e cila do të organizohet ditën e mërkurë në Fakultetin Juridik të New Yorkut, Bana Alabed do ta nënshkruaj librin e saj, i cili u shtyp nga shtypshkronja Simon & Schuster dhe ka filluar të shpërndahet nëpërmjet Amazon.com.

Në rrjetin social Twitter që menaxhohet nga Bana, e cila jeton në lagjen Katirxhi në lindje të Halepit si dhe nga nëna e saj, Fatma, e cila është mësuese e gjuhës angleze, janë treguar dhimbjet e fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të luftës. Bana i kishte bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë për t’i dhënë fund luftës.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB) në Siri ku miliona persona janë detyruar të zhvendosen, rreth 1 milionë e 700 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë, shkruan aa. Bana ishte pritur në Presidencë nga presidenti i Turqisë, Erdogan dhe bashkëshorjta e tij Emine Erdoğan. Më iniciativën e Turqisë ajo ishte evakuuar nga Halepi për në Idlib dhe më pas ishte sjellë në Turqi./Kosovapost/

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave