Pas shumë viteve në krye të Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë drejt balotazhit.
Kjo sepse tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe askush nuk arriti të fitojë mbi 50% të votave nga qytetarët e kësaj komune.
Burim Berisha mori 49.96% , ndërsa Enver Bajçinca arriti të mbledhë 25.33% të këtyre votave.
Kësisoj, Fushë-Kosova do të ketë sërish balotazh e qytetarët e kësaj komune do t’i drejtohen kutive të zgjedhjeve për këta kandidatë.