Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu, ka bërë thirrje që të gjithë prindërit t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë, percjell KosovaPost.
Fetahu tha se kjo thirrje po bëhet në koordinim me Këshillin e Prindërve në këtë komunë.
“Karshi përgjegjësisë që na takon si DKA dhe Këshill i Prindërve nuk mund të rrimë duarkryq karshi kësaj situate, ne kërkojmë nga ana e prindërve në Komunën e Podujevës, që nga nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e parë edhe vullnetin e një numri të madh të mësimdhënësve t’i kthehen procesit mësimor”, ka shkruar Fetahu.
Postimi i plotë:
Komunikatë e përbashkët e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Këshillit të Prindërve të Podujevës rreth grevës
Pas takimit të zhvilluar të DKA-së dhe Këshillit të Prindërve duke e vlerësuar se greva e përgjithshme e shpallur nga SBASHK-u në nivel vendi më të dëmtuarit janë nxënësit nga kjo formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe kërkesave të Sindikatës së Arsimit.
Andaj karshi përgjegjësisë që na takon si DKA dhe Këshill i Prindërve nuk mund të rrimë duarkryq karshi kësaj situate, ne kërkojmë nga ana e prindërve në Komunën e Podujevës, që nga nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e parë edhe vullnetin e një numri të madh të mësimdhënësve t’i kthehen procesit mësimor.
Urojmë që prezenca e nxënësve në shkolla nga nesër të gjej edhe mirëkuptimin e mësimdhënësve të tjerë dhe të fillojë procesi mësimor.