Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, është takuar me Drejtorin e Policisë së Kroacisë, Nikola Milinia, ku ky i fundit u zotua të përkrahë PK-në në përpjekjet për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar.
Bëhet e ditur përmes komunikatës zyrtare se “Dy drejtorët zhvilluan takimin në konferencën rajonale të shefave të policive, e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë”.
Fokusi i diskutimit ka qenë avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, përfshirë ndihmën që Policia Kroate po i jep Policisë së Kosovë në avancimin e kapaciteteve përmes IPA-së dhe projektit të reformës policore.“Po ashtu nga drejtori i policisë kroate, u zotua se do të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja ndaj PK-së, në të gjitha fushat e në veçanti në inkuadrimin dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar, inkuadrim ky i cili do të rris edhe më tej bashkëpunimin bilateral”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Informimit.
Të dy krerët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellët.