Kanë kaluar disa ditë që nga shfaqja e rasteve të para të helmimit tek banorët e Deçanit.
Drejtori i Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Selmon Berisha ka deklaruar se situata tani për tani është më e qetë.
Ai theksoi se numri i pacientëve është në rënie ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 252 pacientë të cilët kanë kërkuar trajtim shëndetësorë.
“Nëse bëhet krahasimi me 24 orëshin e kaluar është një ndjesi më e mirë se numri është në rënie. Ndërsa për ditën e sotme të dhënat do ti jap kryetari i Komunës së Deçanit”, tha Berisha.
Tutje ai theksoi se zakonisht simptomat janë të njëjta tek të gjitha pacientët dhe se gjendja e tyre nuk është shumë e rëndë.
“Simptomat janë të njëjta, gjendja e pacientëve nuk është e rëndë, megjithatë disa nga ata që janë trajtuar janë në gjendje stabile dhe janë mirë.Në Pejë është dërguar mbrëmë, një pacientë që ka qëndruar për disa ditë por ka pasur gjendjen e lartë të dehidrimit dhe kemi propozuar dërgimin e tij në Spitalin e Pejës dhe gjendja e tij është më e mirë”, shtoi ai.l.n.