Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka emëruar drejtor të Bordit Drejtues, Dren Boshnjakun.
“Bordi Drejtues i SHKUK-se në mbledhjen e 52-të të mbajtur me datë 20.06.2024 konform dispozitave ligjore; me 6 vota pro dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Dren Boshnjakun”, ka njoftuar SHSKUK.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e deritanishëm ish-kryesuesin Dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së Dr. Besim Demollin.