Policia e Kosovës ka bërë të diturë se në fshatin “Abri e Epërme” të Drenasit, tri shtylla elektrike janë kapluar nga zjarri, ndërkohë zjarri ka arritur edhe deri tek një hamalli, ku banorit iu janë djegur katër koshere me bletë dhe 30 koshere të vogla.
Rasti po hetohet nga policia.