Suhera, e cila është tifoze e madhe e Trepçës, veçanërisht Drilon Hajrizit, u vizitua nga basketbollisti i cili ia dërgoi edhe një dhuratë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, i cili ka rrëfyer ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi të vajzës me Hajrizin.
Sadiku tha se pasi kuptoi që vajza ishte tifoze e Trepçës dhe Hajrizit, e mori këtë të fundit në telefon dhe i kërkoi një video për pacienten e vogël.
Siç tha tutje gazetari Sadiku, Hajrizi nuk pranoi të bënte video pasi donte të shkonte në spital për ta takuar nga afër.
Në postimin më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë shumë emocionues./kk