Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë ditës së nesërme pritet të vizitojë Kosovën.
Gjatë qëndrimit të tij, Abazoviq do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e vendit, Albin Kurti, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe me zyrtarë të tjerë shtetëror.
Po ashtu është bërë e ditur se në takimin ndërmjet dy kryeministrave, do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Më tutje gjatë vizitës në Kosovë, Abazoviq gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë Çelësin e Prishtinës.
Ndërsa në Aleancën Kosovare të Bizneseve, kryeministri Abazoviq do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me drejtuesin e kësaj organizate, Agim Shahini.
Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Republikën e Kosovës, Abazoviq do të zhvillojë takime edhe me drejtues të partive politike parlamentare.
Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.