Mandatari për formimin e qeverisë në Mal të Zi, Drtian Abazoviq, është zgjedhur anëtar i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, i njohur si (ECFR).
Abazoviq u shpreh mirënjohës për këtë.
“Ju falënderoj për ftesën për të qenë pjesë e një ekipi së bashku me një numër të madh politikanësh dhe liderësh biznesi, akademikë dhe aktivistë progresivë evropianë që promovojnë idenë e një Evrope të bashkuar dhe të fortë”.
ECFR është një organizatë e cila merret me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Evropës.