Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se së bashku me disa prej xhudistëve më të suksesshëm të Kosovës, i kanë bërë testimet PCR, shkruan Kosova Post.
Në fotografinë që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, mund të vërehet edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.
Postimi i plotë:
Sot ditën e nisëm me testime PCR!
Bashkëpunim dhe mirëkuptim nga Prof Naser Ramadani Drejtor i IKSHPK prej fillimit të pandemisë!
Ndërsa në Pejë Doktoresha Adnora Nurboja ishte në çdo moment afër ekipit tonë dhe stafi i saj poashtu,ajo sot personalisht ishte gjatë testimeve dhe i shprehëm faleminderimet tona.
Heronjtë mantelbardhë u shkoftë mbarë ky vit me shpresë se së shpejti do fillojmë jetën normale e ju do jeni më afër familjeve të juaja!