Drogba i jep fund karrierës, kjo është arsyeja!

Drogba i jep fund karrierës, kjo është arsyeja!

Didier Drogba, i cili luan për ekipin amerikan të ligës së dytë Phoenix Rising, përsëriti se do të përfundojë karrierën e tij të futbollit deri në fund të sezonit.

Drogba kohët e fundit festoi ditëlindjen e tij të 40-të dhe mendon se është koha për t’i dhënë fund karrierës.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të luaj. Me të vërtetë kënaqem. Më pëlqen roli i pronarit-lojtar. Jam i rrethuar nga lojtarë të rinj dhe më pëlqen t’ju përcjell njohuritë, raporton aa.

Por ky sezon është i fundit. Unë jam 40 vjeç, është koha”, ka thënë Drogba, i cili që në nëntorin e vitit të kaluar njoftoi largimin nga fusha e blertë.

Drogba në karrierën e tij ka luajtur për Montreal Impact, Chelsea, Galatasaray, Shanghai Shenhua, Marseille dhe Guingamp.

You may also like

Sipas të dhënave të fundit mësohet se sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara