Këngëtarja shqiptare me renome, Dua Lipa, prej disa ditësh është duke qëndruar në Kosovë.
Kjo për shkak të festivalit “Sunny Hill”, që organizohet për vitin e tretë me radhë nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
Ajo performoi në natën e parë të këtij festivali, ndërkohë që ka ndjekur edhe netët e tjera me artistë të shumtë botëror.
Krijuesja e hitit “One Kiss” po ashtu në koleksion ka publikuar edhe imazhin ku bën shqiponjën.