Dua Lipa relaksohet në bikini pranë liqenit para koncertit në Gjermani t

Dua Lipa aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia” me koncertet e radhës që po mbahen në Evropë.

Por, pavarësisht angazhimeve artistja shqiptare me famë ndërkombëtare po gjen kohë që të relaksohet dhe të argëtohet me miqtë e saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Në thellësi të liqenit para shfaqjes”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimeve.

Foto: Dua Lipa/Instagram

26-vjeçarja dukej në formë të mirë në rroba banje shumëngjyrësh, ndërsa në ble mbante një zinxhirë të hollë ari dhe vathë.

Flokët e gjata dhe të zeza i mbajti të lidhura, ndërsa mahnit edhe me pamje ma grim.

Ndërkohë, të shtunën (21 maj) me të arritur në Gjeramani, Dua u fotografua në qytetin e Munihut teksa bënte blerje me miqtë e saj e veshur në një fustan me ngjyrë bruz i cili kishte edhe një print tigri sipër. /Telegrafi/

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika