Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin organizojnë prej vitesh “Sunny Hill Festival” në Kosovë. Koncerti që ka bërë bashkë emra të njohur të muzikës, ndër ta dhe Miley Cyrus nuk u organizua vitin e kaluar për shkak të pandemisë mirëpo këtë vit do të mbahet sërish.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë babë e bijë përmes rrjeteve sociale, ku kanë zbuluar se këtë herë do të mbahet afër zonës së panaireve në Shkabaj.““Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë.
Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë në një vend të ri dhe më të madh! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkruan Dua. /abcnews.al