Dua Lipa duket se nuk ka të ndalur kurrë me sukseset e saj dhe ne zemra na bëhet mal sa herë mësojmë lajme të tilla për shqiptaren tonë që ka pushtuar tregun e muzikës.
Dua po e përmbyll vitin 2021 me një super-sukses.
Kënga e saj “Levitating” sipas statistikave vjetore është kënga numër një e vitit në Billboard – renditje e bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim vjetor në top-lista.
E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të statistikave të publikuara nga Billboard.
Billboard ka publikuar statistikat vjetore të këngëve që kanë qëndruar më së shumti në top-lista gjatë vitit, ku kënga “Levitating” e këngëtares shqiptare pasohet nga “Save Your Tears” nga The Weeknd dhe Ariana Grande dhe “Blinding Lights” të The Weeknd, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
“Uau, ‘Levitating’ është numër 1 në Billboard Hot 100 për kategorinë ‘Kënga e vitit 2021’! Faleminderit! E ndaj këtë moment me njerëzit që i dua aq shumë…do të thotë bota për mua”, shkroi Dua Lipa në Instagram e lumtur pas këtij suksesi.