Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi po vazhdon të mbahet në Hagë në kuadër të proceseve gjyqësorë të Dhomave të Specializuara të Speciales.
Në Hagë, për ta vizituar Krasniqin kishte shkuar vajza e tij Gresa e cila edhe ka përshkruar takimin me të atin.
Përmes një publikimi në Facebook, Gresa tha se duart ende i kishte të ftohta, por përqafimet e ngrohta gjithmonë.
“Në vizitën tonë të fundit në Hagë, babi sapo kishte përfunduar shëtitjen dhe erdhi në dhomën ku takohemi çdo herë. Duart ende i kishte të ftohta, por perqafimet i ka të ngrohta gjithmonë. Sa shumë mall e krenari ndjejm per ty çdo ditë”, ka shkruar ajo.