Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, ka folur për situatën në Ukrainë.
Ai ka thënë se qëllimi i Putinit është okupimi i Ukrainës edhe mundësisht ndërrimi i gjendjes atje deri në sjelljen e një qeverie proruse.
“Është thjeshtë qëllimi i tij që ta okupojë Ukrainën edhe mundësisht që ta ndërrojë pastaj gjendjen në Ukrainë, ta sjell një qeveri proruse edhe pastaj të veprojë si me satelitë tjerë që i ka”, deklaroi ai në RTK.