Dihet se duhanpirja e rrit rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve që prekin mushkëritë.
Dhe sipas studimeve, pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekjeve në botë.
Gjithashtu, duhani është shkaktar i sëmundjeve kronike të frymëmarrjes duke përfshirë: astmën, pneumoninë si dhe sëmundjet e tjera pulmonare. Ndërprerja e hershme e duhanit mund të ndikoj në shmangien dhe zbutjen e simptomave të këtyre sëmundjeve.
Por, përpos njerëzve që e pine atë, duhani u shkakton dëme edhe personave që qëndrojnë në tymin e tij.
Më të rrezikuarit normalisht janë fëmijët, sepse mund të pësojnë shumë çrregullime shëndetësore. Përbërësit kimikë të duhanit mund të shkaktojnë astmën, pneumoninë dhe bronkitin te fëmijët.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të keni kujdes, dhe të mos pini duhan në ambiente ku ka fëmijë.