Barcelona është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë, sidomos në aspektin ekonomik.
As largimi i Lionel Messit nuk e ka qetësuar gjendjen e rëndë ekonomike që e ka kaluar klubin, që është miliona e miliona në borxhe.
Edhe pse është e rëndë për ta thënë, trajneri Ronald Koeman e ka pranuar se tani për tani, Barça e tij është shumë larg gjigantëve evropian.
“Ekonomikisht, Barça s’mund të shtyhet tani me PSG, United apo City”, tha Koeman.
“Ky është realitet dhe duhet ta pranojmë. Do të duhet kohë, nuk është për sot apo nesër. Unë gjithmonë kam thënë se duhet të jesh realist dhe të njohim situatën e ekipit, klubit dhe kjo nuk mund të kërkohet diçka si në kohët e vjetra”.
Ai gjithashtu foli edhe për Miralem Pjanic.
“Është duke kërkuar skuadër. Për shkak të profesionalizmit që po tregon, është ftuar”. /Gazeta Express/