Babi i Dua Lipas, yllit te muzikës botërore, Dukagjin Lipa është përfshirë në një debat në Twitter rreth Open Balkan, transmeton Kosova Post.
Lipa ka replikuar mbi një foto të vitit 1945, kur komunistët shqiptarë, jugosllavë e rusë mbanin mbledhje të përbashkët.
Ai ka shkruar se krahasimi i vitit 1945 me Open Balkan është i qëlluar, dhe përpjekja për të qenë të hapur ka kushtuar me 50 vjet ndarje.
“Krahasim i qëlluar. S’mund të thuhej më mirë. Kjo është çfarë njerëzit po harrojnë. Në përpjekjen për t’u bërë “të hapur”, na ka kushtuar 50 vjet ndarje”, ka shkruar ai.
Open Balkan 1945
🤢 🤮 pic.twitter.com/SdAzQVmF4m— Alisa E. Braho (@BrahoAlisa) July 1, 2022