Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se shumë shpejt do t’i përgatisin të gjitha dosjet e nevojshme për aplikim në UNESCO.
Ministrja Dumoshi theksoi se çështja e pranimit në UNESCO është politike por shpreson që me ndihmën e ndërkombëtarëve Kosova do ta kalojë këtë proces.
“Ka qenë një këmbëngulje mjaft e madhe e mija që kemi filluar me listën e trashëgimisë shpirtërore t’i qesim në pah pjesën tonë më të bukur dhe ta bëjmë dosjen e tyre. Ne duhet të përgatitemi si Kosovë për aplikimin në UNESCO. Kështu herën e kaluar për shumë pak vota nuk arritëm, por ajo na ka dhënë një mësim të mirë që neve si institucione brenda për brenda duhet të angazhohemi të gjithë për ta çuar procesin përpara.
Edhe besoj që shumë në shpejt ne t’i përgatitim të gjitha dosjet dhe të kalojë UNESCO. Këto janë edhe çështje politike dhe uroj që të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë proces si Kosovë me një trashëgimi e cila është mjaft e pasur kulturore”, u shpreh ajo për EO.
Dumoshi ka treguar se në vitin që e lamë pas. Për shkak të pandemisë, kjo ministri ka punuar me 30 për qind të stafit.