Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfytëzuar llogarin e tij në rrejtin social për të informuar publikun se ka denoncuar në organet e rendit një person për të cilin thotë se po prezantohet në emër të tij dhe po i kontakton miqtë e tij, transmeton Kosova Post.
Durmishi ka thënë se këtë veprim e ka ndërmarrë nga distanca, pasi gjendet në pushime, por thotë se denoncimin në polici do ta bëjë edhe kur të kthehet nga pushimet.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Mbrëmë kam denoncuar publikisht një person të pa identifikuar deri më tani i cili në emër timin po i’u shkruan miqve të mijë. Facebook-u më ka fshirë postimin e mbrëmshëm sigurisht pas raportimeve të këtij personit ose ndonjë grupi të caktuar. Sot nëpërmjet bashkëpuntorëve të mijë kam njoftuar organet e rendit, kurse sapo të kthehem nga pushimet ku gjindem me familjen time do ta denoncoj personalisht në polici. Edhe një herë, ky numër nuk është i imi dhe ju lutem të mos komunikoni me të”.