Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se nga 5 janari do të filloj implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës, transmeton KosovaPost.
“E-testimi do ta lehtësoj shumë punën në njësinë e patentë shoferëve në të njëjtën kohë do ta ulë kohën e pritjes menjëherë për pjesën teorike të provimit për patentë shoferë, si dhe do të eliminoj gabimet teknike që do të kishin qenë në mënyrën se si është praktikuar deri tani. Kjo është një reformë shumë e madhe në njësinë e patentë shoferëve, në muajin dhjetor e kemi pasë fazën testuese të këtij projekti në të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, dhe nga pesë të janarit do të fillojmë në shtatë qendrat e mëdha regjionale, do ta implementojmë projektin e E-testimit”, ka thënë Durmishi në një konferencë për medie.
Sipas Durmishit, ky projekt ka për qëllim shmangien e gabimeve të mundshme teknike, minimizimin e pritjes për marrjen e rezultatit si dhe mospasjen mundësi për afera korruptive që askush të mos mund të pajiset me patentë shofer pa meritë.