Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se të gjitha rrugët po mirëmbahen pavarësisht reshjeve të vazhdueshme dhe janë të kalueshme.
“Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit”, ka shkruar ai në “Facebook’
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës”, tha ai.