Janë publikuar detajet e raportit të policisë, rreth rasteve të fshatit Plavë dhe Gjonaj të Dragashit, përkatësisht Prizrenit, transmeton Kosova Post.
Këto janë detajet e raportit, për këto dy raste:
“Fsh. Plavë, Dragash 25.09.2021 -19:00 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje.
Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar ( pasagjer në veturë). Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.”/KosovaPost/