Nga ora 09:30, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar protestën e tyre në shenjë kundërshtimi për miratimin në parim të Projektligjit për Pagën Minimale, ndërsa nuk përfshihen në projektligj veteranët.
Nga sheshi ku ishin përqendruar, veteranët përkundër forcave të shtuara policore, thyen kordonin dhe hynë në objektin e Kuvendit, ndërsa po protestojnë të qetë.
Por, diçka ndryshe po ndodh aty, derisa policia është vendosur për mbajtjen e rendit dhe qetësisë, për mos eskalim të situatës, ata tashmë duke e parë qetësinë e protestuesve, kanë ndarë pak dhembshuri dhe kanë filluar të shpërndajnë ujë për veteranët protestues.