E gjithë bota po komenton simbolin e shqiponjës, që shqiptarët e bëjnë me duar. Jo vetëm shqiptarët, atë për shumë vite e kanë bërë edhe përkrahësit e shqiptarëve, që nga Papa Francesku, Jean-Claude Van Damme, Hulk Hogan e shumë të tjerë. Historia e saj është tepër e vjetër. FIFA duhet t’i dënojë serbët për racizëm dhe deklarata politike.

Shqiponja dykrenare e Skënderbeut, e quajmë ne, por ajo është tepër e vjetër. Assesi nuk mund të trajtohet si simbol nacionalist, aq më pak fetar. Është shenjë identiteti e një kombi.

Ajo mori vëmendjen e gjithën botës, së fundmi në ndeshjen Zvicër-Serbi kur dy lojtarët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri shënuan gol për Zvicrën e në fund e bënë edhe shqiponjën. U komentua shumë e madje, serbët, kërkuan ndëshkim për djemtë.

Shqiponjën e bëri edhe Papa Francesku, rrugës për në vizitën e tij në Shqipëri.

Foto Papa

“Shqiponja fluturon lart, por pa harruar që të kthehet në fole”, tha ai.

Këtë figurë e kanë bërë gjithë sportistë e aktorët shqiptarë që janë të famshëm, por edhe sportistë, politikanë e artistë më famë botërore, sa herë që u fotografuan me ndonjë shqiptarë.

Një fotografi tepër e vjetër, e marrë nga arkivat, tregon klerikët bektashianë në Teqenë historike të Frashrit në Përmes, të cilët kanë qenë ndër të parët që formuan me duar simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Besohet të jetë ndër më të vjetrat, por mund të ketë shumë të tjera që nga koha kur nuk ekzistonte aparati fotografik.

FOTO 2

Por, ekziston në Muzeun e Durrësit, një gur, ku shihet një burrë që bën shqiponjën me duar. Burri ilir, është në atë gur që nga shekulli i VI para Krishtit.

FOTO 1

Simboli i shqiponjës në fushën e kuqe të flamurit fillon në kohën e vjetër, Para Krishtit, vazhdon në Mesjetë edhe arrin në kohët e reja moderne. Imazhi i shqiponjës së këtij flamuri nis me një  legjendë antike, kurse gjurmët e tij enden që nga librat historikë e deri te dëshmitë materiale, që nga vargjet e poetëve e deri te këngët e trimave kryengritës.

Straboni, shkruante se ky popull në të vjetrat kohë, ishte më i rrepti e më luftëtari, e Shqiponja u përshtatej më së miri.

Ata që kanë shkruar për Shqipërinë, Xh. F. Williams, Julian Ameri dhe shumë të tjerë, e quajnë Shqipërinë – vendin e shqipeve.

Lidhur me lashtësinë e flamurit shqiptar me shqiponjën dykrenare duhen përmendur edhe “Statutet e Shkodrës” që ndodhen në Muzeun Correr të Venecias.

Ato hedhin dritë edhe më shumë në lashtësinë e flamurit kombëtar shqiptar. Statutet e Shkodrës  pasqyrojnë  një lloj “kushtetute”  për banorët e qytetit në  shekullin e XIV – XV. Sipas studiuesve ato janë hartuar para vitit 1446. Por, ajo që është e rëndësishme të theksojmë është fakti se në një faqe të ilustruar të këtyre  statuteve gjendet i pikturuar simboli kombëtar: “Shqiponja me dy krerë”.

…..

Më ndryshimin e teknologjisë shohim shumë video e fotografi, që njerëz të ndryshëm bëjnë shqiponjën me duar.

Është një djalosh, Arlindi, ai që pretendon se në televizion e bëri i pari shqiponjën me duar.

Për t’u bërë më e famshme më pastaj edhe nëpër fotografi. Ai flet për vitin 2008.

…..

Disa shqiptarë, pjesëtarë të ushtrisë greke u dënuan kohë më parë, me muaj të tërë burgim, sepse të veshur me uniformë ata e bënë shqiponjën dhe fotografia u shpërnda gjithandej.

Tani, duhet ndëshkuar Serbinë!

Trajneri serb, Mladen Krstajic dha deklarata politike pas ndeshjes.

“Për fat të keq, siç duket vetëm serbët janë viktima të drejtësisë selektive, dikur Haga e mallkuar, ndërsa sot në futboll VAR-i”, ka shkruar ai.

E do duhej të dënonte edhe tifozët serbë, që patën të veshur bluza me imazhin e kriminelit, Ratko Mladiç e disa me transparente tjera me fjalë politike.

*

Në tempullin e vjetër Summer, në qytetin Eshnunna, shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka.

Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.

Shqiponja me dy koka është përdorur gjatë periudhës së dinastisë Paleologu, si simbol i perandorit dhe anëtarëve të rangut të lartë të familjeve perandorake. Mund të gjendet në mbetjet arkeologjike të qytetërimit Hittite, që daton nga një periudhë që shkon nga shekulli XX deri në shekullin e VII para Krishtit.

Kostandinopoja ishte pasardhësja e Romës dhe grekët bizantinë vazhdonin përdorimin e stemës së shqiponjës me një kokë në rrobat e tyre.

Shqiponja është simbol  i kombit shqiptar në Gadishullin Ilirik (kështu është quajtur Gadishulli Ballkanik deri në shekullin XIX) me rreth 8 milionë shqiptarë, ndërsa në mbarë botën llogaritet që janë rreth 20 milionë (vetëm në Turqi llogariten mbi 5 milionë).

Related Posts

You may also like

Erdogan priti në takim vajzat e Malcolm X

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara